Nxënësja Elma Abazi klasa VII-3, do ta përfaqësoj shkollën tonë në GARAT SHTETËRORE në lëndën e Matematikës.
Elma Abazi morri Vendin e parë në Garat komunale, Vendin e dytë (82 pikë) në Garat rajonale me datë 02.03.2024, tani vazhdon në Garat shtetërore.
Garat e organizuara nga “Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë”.
SHFK “Abdyl Frashëri”-Bogovinë, ndjehet krenare me rezultatet e arritura dhe i dëshiron shumë suksese!
Falënderojmë edhe Arsimtarin Nevabi Sali për angazhimin e tij, për të arritur në këto rezultate.
Me respekt,
Drejtori Enes Misimi