Skip to main content

Garat shkollore

Në SHFK “Abdyl Frashëri Bogovinë, u organizuan Gara shkollore në lëndët e Matematikës nga klasa e II deri në klasën e IX, ku pjesëmarës në Gara ishin rreth 500 nxënës.

Qëllimi i Garës shkollore është:

– nxitja e nxënësve për mësim,
– përjetimi i garës nga çdo nxënës që dëshiron të provoj garën,
– aktivizimi për punë konkuruese,
– nxënësit me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në gara të më tutjeshme.

Në javën e kaluar janë organizuar Gara shkollore edhe në lëndën e Gjuhës Angleze dhe lëndën e Gjeografisë.

🔖SHFK” Abdyl Frashëri” Bogovinë, ka vendosur, para çdo Gare Komunale apo Rajonale të organizohen Gara shkollore, nxënësit që dalin me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në këto gara, duke mos anashkaluar apo diskriminuar asnjë nxënës.

👍Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!

➡️Falënderojmë Kordinatorët (arsimtarët përgjegjës) e Garave në lëndën e Matematikës, Gjuhës Angleze dhe Gjeografisë.

Gjithashtu falënderojmë edhe grupin e Arsimtarëve që ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e Garave.

21.02.2024
Me respekt,
Drejtori: Enes Misimi