Historiku i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” Bogovinë

   Nga pleqtë e fshatit Bogovinë (tani të ndjerë) gojarisht është përmendur se shkolla fillore e Bogovinës ka ekzistuar si katërvjeçare prej vitit shkollor 1907/1908, kurse si shkollë fillore katërvjeçare e dokumentuar daton prej vitit shkollor 1923/1924 e gjer në 1949/1950  plot 27 vite.

   Kjo shkollë fillore katervjeçare punon dhe vepron gjer në  shpartallimin e Jugosllavisë së asaj kohe (1941)në gjuhën sërbokroate. Mu atëherë  kjo shkollë e bën një pushim  të shkurtër për shkak të okupacionit, por jo shumë të gjatë dhe  me një risi ia fillon punës në gjuhën shqipe prej vitit 1941/1944.

   Në vitin shkollor 1944/1945 përsëri e ndërpret veprimtarinë e saj për shkak të ashpërsimit të luftrave në këto troje nga Lufta e Dytë Botërore.

   Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe të formimit të ish Jugosllavisë së re, në vitin shkollor 1945/1946 përsëri filloi të gjallërojë si katërvjeçare në gjuhën shqipe  për së pari herë me emrin e atdhetarit tonë të madh Abdyl Frashërit.

    Drejtori i parë me themelimin e kësaj shkolle si katërvjeçare 1949/1950 ka qenë z.Rrahman Besimi, mandej z.Kurtali Abdili e pas tij z.Vebi Lushi.

    Në vitin shkollor 1950/1951, kjo shkollë u formua si tetëvjeçare me të njejtin emër, ku i përmblidhte më vete nxënësit e fshatrave Bogovinë, Kamjan dhe Pirok e pas pak kohe edhe nxënësit e fshatrave: Gradec, Negotinë të Pollogut, Siniçan, Rakovec, Pallçisht i poshtëm, Sedllarcë e epërme, Zherovjan,Tenovë, por nuk duhet harruar se vullnetarisht vinin edhe nxënësit  nga fshatrat e Malit të thatë, nga Leshnica e eprëme, Miletina, Çellopeku etj.E për nxënësit që vinin nga larg ekzistonte një internat i vogël për ta.

    Asaj kohe në trevat tona , analfabetizmi ishte  në kulm, prandaj arsimtarët më entuziastë e hapën kursin, i cili punonte  në mbrëmje dhe u mësonte shkrim – lexim të rriturve të kësaj ane. Për  këtë  aktivitet vlerë të madhe ka z.Nexhat Idrizi nga Tetova.

    Për hapjen dhe ndrtimin e shkollës tetëvjeçarje, kontribut të madh kanë dhënë të gjithë  qytetarët e Bogovinës me mjete dhe punë vullnetare  në atë periudhë  jetësore, por për legalizimin e asaj vlen të përmenden të ndjerët: Milaim Rexhepi nga Bogovina (Kryetar i rrethit të Tetovës në atë  kohë) dhe  Xhemail Sejfullahi (Kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Bogovinë). 

   Dalëgadalë numri i nxënësve filloi të rritet,çdo vit numri i paraleleve shtohej dhe shkolla filloi të punonte në dy ndërrime.

    Shkolla  në fillim emërohej ,,Shkolla e Bogovinës”, pastaj ,,Abdyl Frashëri” e më vonë  ,,Revulucioni Popullor” dhe ky fundit  zgjati plotë 40 vite.

       Proceset demokratike që filluan të zhvillohen në Ballkan  e gjetiu e sidomos me rrënien e sistemit monist  mundësoi  paraqitjen nismën  për ndërrimin e emrave të tempujve  shkollorë në trevat tona.Kjo rrugë përsëri  qe shumë e vështirë , por hasëm  në artikulim tek e organet kompetente të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës fizike të RMV-së që edhe shkollës sonë  t’i kthehet  emri i moçëm ,,Abdyl Frashëri ” më 18.10.1993.

    Momenti kryesor që ndikoi nga kolektivi i shkollës sonë që përsëri  të përcaktohet për këtë emër, janë vlerat e mëdha historike të personalitetit të Abdyl Frashërit.

Numri i nxënësve në shkollë  nga viti në vit  shtohej në masa të mëdha si nga gjinia femrore ashtu edhe mashkullore  dhe në fillim si shkollë katërvjeçare kishte 20 deri më 50 nxënës, më vonë  100-400 nxënës, kurse si shkollë tetëvjeçare 500-2000 nxënës. Sot numron rreth 700 nxënës.

    Në këtë shkollë  fillore në vitin shkollor 1977/1978 e gjer në vitin shkollor1987/1988 plotë  një decade punoi edhe paralelja e ndarë e gjimnazit të Tetovës ,,Kirili Pejçinoviç“

    Në shkollën fillore ,,Abdyl Frashëri” të Bogovinës numri i nxënësve që janë edukuar e arsimuar në të ka qenë i ndryshueshëm prej 800 e gjer në 2000 e më tepër, kurse në vitin shkollor 1998/1999 ai numër ka arritur deri më 1272 nxënës. Në këtë vit shkollor kanë punuar edhe tre grupe parashkollore me 70 fëmijë.

   Drejtor i parë me themelimin e kësaj shkolle si tetëvjeçare në vitin 1949/1950 ka qenë z.Daut Ibrahimi e mandej zotërinj të tjerë  si: Ismail Sahiti, Abdullah Sulejmani, Rahman Besimi, Samedin Qazimi, Osman Imeri, Hanif Memeti,  Nakil Abdiu,  Abdilalim Asani, Selim Abdiu, Safet Ramadani, Emran Imeri, Abdyibasit Xhaferi, e tani Enes Misimi.

    Klasat e shtata dhe të tetat  si mësim fakultativ mësonin Informatikën e në vitin e ardhshëm shkollor, të njejtët nxënës  do të mësojnë Ekologji

( nëse gjejmë gjuhë të përbashkët  me organet kompetente).

    Në këtë shkollë janë zhvilluar mjaft aktivitete nëpër lëndë të ndryshme  si aktivitete  të lira, por vlen të përmendet grupi  letrar i cili  ishte i inkuadruar në revistën e atëhershme ,,Drita” që dilte e botohej nga rinia dhe nxënësit e kësaj shkolle. Nxënësit e këtij grupi  letrar në çdo numër  të kësaj  reviste  prezentoheshin me shkrimet e tyre  në poezi , prozë ,me portrete e reportazhe të ndryshme dhe kanë pasur një përkrahje nga fshatarët  e Bogovinës si dhe nga mërgimtarët e kësaj ane.

     Shkolla ka pasur arsimtarë nga treva të ndryshme, nga  Jugosllavia  e mbretit  e më vonë  të ish Jugosllavisë së Titos si mësuesi Tome nga Gostivari, nga  Shqipria Pandi Gjoka, Raqi, Kurtali Adili nga Negotina e Pollogut, Rrahman Besimi nga Piroku. Në Bogovina për pak kohë janë mbajtur  kurse nga  Asan Asani,Taip Ademi e më vonë kur u hap si shkollë tetëvjeçare kanë punuar arsimtarët  nga Piroku: Ahmet Haxhi Hasani, Isen Ramadani, Rrahman Besimi, nga Reçica, Nevzat mollë Hakiku, Refik Rexhepi, Miftar Miftari, Tefiku, Ajeti, Mustafa, mësuesi Izmit nga fshati Gajre, nga Tetova Ismail Sadiki, Ismalaki Riza, Abdullah  Sulejmani, Abedin Qafjani  dhe Nexhat Idrizi, nga Dibra Hikmet Kasapi, Rexhep Maslinka, nga Resnja  Milaim Limani, Minir Limani, Imer Hoxha etj.

 Nga Bogovina më vonë  Hanif  Memeti, Nakil Abdiu e shumë të tjerë si  dhe nga  fshati Rakovec Osman Imeri. 

      Nga gjenerata e parë e kësaj tetëvjeçarje (1953-1954) e gjer më sot  nga  kjo shkollë  arritën të diplomohen  shumë  juristë, mjekë të profileve të ndryshme, specialistë, motra medicinale , ekonomistë , profesorë, inxhinierë, zejtarë, gazetarë, shkrimtarë, tregtarë, sportistë e shumë profesionistë  tjerë.

01.02.2023                                                  

Bogovinë