INFORMIM
Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë
Të nderuar prindër!
Ju informojmë se edhe këtë vit shkollor regjistrimi i fëmijëve të klasave të para për vitin shkollor 2025/2026 do të realizohet në bazë të nenit 60 Ligji për Arsim Fillor (gazeta zyrtare 161/19), ku do të regjistrohen të gjithë fëmijët të lindur në vitin 2019.
Në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31.01.2020 me kërkesë nga prindi dhe mendim nga shërbimi profesional.
Regjistrimet do të bëhen çdo ditë nga ora 10:00 deri në 13:00 (Intervista me nxënës do të realizohet nga data 02.05.2025, çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 13:00).
DOKUMENETET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM:
– ÇERTEFIKATA E LINDJES;
– VËRTETIM PËR VAKSINAT E PRANUARA NGA INSTITUCIONET KOMPETENTE;
– VËRTETIM NGA STOMATOLOGU;
– VËRTETIM NGA OFTALMOLOGU (MJEKU I SYVE);
– LETËRNJOFTIM I PRINDIT/ KUJDESTARIT (PËR IDENTIFIKIM)
Për fëmijët me nevoja të veçanta nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së (Kodi Ndërkombëtar i Funksionimit).
Gjatë regjistrimit duhet të jetë i pranishëm edhe fëmija, regjistrimi i nxënësve të shkollave periferike ( Rakovec dhe Sellce e Keq) do të bëhet në shkollën qendrore në Bogovinë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt,
Drejtori Enes Misimi