Skip to main content

GARAT SHKOLLORE NË 📚📏📐MATEMATIKË

Viti i tretë me rradhë, që në SHFK “Abdyl Frashëri” Bogovinë, organizohen Gara shkollore në lëndët e Matematikës nga klasa e IV deri në klasën e IX, ku pjesëmarrës në Gara ishin rreth 170 nxënës.

✨Si rezultat i këtyre Garave, Ne si shkollë për tre vite me rradhë garojmë në Garat Shtetërore, duke u përfaqësuar nga nxënësit tanë me kryelartësi dhe për këtë krenohemi.✨

➡️Qëllimi i Garës shkollore është:

  • nxitja e nxënësve për mësim,
  • përjetimi i garës nga çdo nxënës që dëshiron të provoj garën,
  • aktivizimi për punë konkuruese,
  • nxënësit me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në gara të më tutjeshme.

🔖SHFK” Abdyl Frashëri” Bogovinë, ka vendosur, para çdo Gare Komunale apo Rajonale të organizohen Gara shkollore, nxënësit që dalin me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në këto gara, duke mos anashkaluar apo diskriminuar asnjë nxënës.

👍Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!

➡️Kontrollimin e testeve e kryen komisioni i përbërë nga mësimdhënës të lëndës së matematikës dhe klasorë (7 anëtar). Rezultatet do të dalin në shkollë me Kode, kurse kujdestarët e klasave do të kenë kodin e nxënësit dhe rezultatin e nxënësve të klasës së tyre..

☑️Falënderojmë Kordinatorët (arsimtarët përgjegjës) e Garave në lëndën e Matematikës

Gjithashtu falënderojmë edhe grupin e Arsimtarëve që ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e Garave.

✨Realizimi i këtyre Garave është i vështirë, por fryti i tij është i shkëlqyeshëm!!.

22.12.2025
Me respekt,
Drejtori: Enes Misimi