Skip to main content

GARAT SHKOLLORE NË 📚📏📐MATEMATIKË

Në SHFK “Abdyl Frashëri Bogovinë, u organizuan Gara shkollore në lëndët e Matematikës nga klasa e II deri në klasën e IX, ku pjesëmarës në Gara ishin rreth 300 nxënës.

Qëllimi i Garës shkollore është:

– nxitja e nxënësve për mësim,- përjetimi i garës nga çdo nxënës që dëshiron të provoj garën,

– aktivizimi për punë konkuruese,

– nxënësit me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në gara të më tutjeshme.

🔖SHFK” Abdyl Frashëri” Bogovinë, ka vendosur, para çdo Gare Komunale apo Rajonale të organizohen Gara shkollore, nxënësit që dalin me rezultate më të mira do ta përfaqësojnë shkollën në këto gara, duke mos anashkaluar apo diskriminuar asnjë nxënës.

👍Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!

➡️Falënderojmë Kordinatorët (arsimtarët përgjegjës) e Garave në lëndën e Matematikës. Gjithashtu falënderojmë edhe grupin e Arsimtarëve që ishin të angazhuar për mbarëvajtjen e Garave.

20.12.2024

Me respekt,

Drejtori: Enes Misimi