📍SHFK “Abdyl Frashëri” Bogovinë, shpalli nxënësit më të mirë për vitin shkollor 2023-2024 dhe ju shpërndau🔖Lëvdata
👍I falënderojmë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe të gjithë të punësuarit e tjerë, për punën e palodhshme të tyre.”
🪄NXËNËSVE JU DËSHIROJMË SUKSESE EDHE MË TË MËDHAJA NË VAZHDIM.
☑️Së bashku mundemi të arrijmë çdo gjë!
📍SHFK “Abdyl Frashëri” Bogovinë, shpallë:
1️⃣ Nxënësin më të mirë të shkollës ( Kl. IX)
2️⃣ Nxënësin më të mirë të gjeneratës (Kl VII dhe VIII) dhe
3️⃣ Nxënësit më të dalluar të vitit shkollor 2023/2024.
📌Qëllimi i këtij vlerësimi është nxitja, përkrahja dhe konkurenca pozitive…
👉Kriteret e vlerësimit të nxënësit më të mirë / viti shkollor 2023-2024
☑️Kriteri i parë
Kriteri kryesor është NOTA mesatare e nxënësit duke u bazuar në:
- Notën e tremujorit të parë
- Nota e tremujorit të dytë – gjysmëvjetorit të parë
- Nota e tremujorit të tretë
➡️Këtu nuk përfshihet nota e fundit e vitit shkollor (sepse nxënësi që ka mësuar rregullisht ka qenë i shkëlqyeshëm gjatë tërë vitit e jo vetëm në notën e fundit).
☑️Kriteri i dytë
Pjesëmarrja në gara:
- Garat Komunale: nëse nxënësi ka marrë pjesë në garat komunale i shtohet një pikë te vlerësimi i përgjithshëm, nëse ai ka marrë vend i shtohet plus edhe një pikë, do të thotë ai merë dy pikë maksimumi. Ky rregull vlen nëse garat nuk vazhdojnë në nivel Rajonal.
- Garat Rajonale: nëse nxënësi merr pjesë në gara rajonale, vetëm pjesëmarrja i jep tre pikë te vlerësimi i përgjithshëm. Ky rregull vlen nëse garat ndërpriten në nivel rajonal.
- Garat Shtetërore: nëse nxënësi merr pjesë në garat shtetërore ai vlerësohet me pesë pikë te vlerësimi i përgjithshëm. 👉Vërejtje:
⤵️
Nëse nxënësi ka marrë pjesë në Garat Shtetërore, ai merr vetëm pesë pikë-maksimumi te vlerësimi i përgjithshëm, nëse nxënësi ka marë pjesë vetëm në Garat rajonale, ai merr vetëm tre pikë-maksimumi.
🪄Komisioni:
- Enes Misimi – drejtor,
- Edona Aliti – psikologe,
- Ramije Sejfullai – pedagoge,
- Ardiana Izairi – arsimtare,
- Shkëlqim Denjalli – arsimtar,
- Lindita Maksuti – arsimtare
- Sihana Saliji- arsimtare,
- Ardian Imeri – arsimtar,
9.Nevabi Sali – arsimtar.
18.06.2024
Me respekt,
Drejtori Enes Misimi