Skip to main content

INFORMIM

Regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë

Të nderuar prindër!

Ju informojmë se edhe këtë vit shkollor regjistrimi i fëmijëve të klasave të para për vitin shkollor 2024/2025 do të realizohet në bazë të nenit 60 Ligji për Arsim Fillor (gazeta zyrtare 161/19), ku do të regjistrohen të gjithë fëmijët të lindur në vitin 2018.

Në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31.01.2019 me kërkesë nga prindi dhe mendim nga shërbimi profesional.

Regjistrimet do të bëhen  çdo ditë nga ora 10:00 deri në  13:00  (Intervista me nxënës do të realizohet nga data 09.05.2024, çdo ditë nga ora 10:00 deri në  ora 13:00).

DOKUMENETET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM:

  • ÇERTEFIKATA E LINDJES;
  • VËRTETIM PËR VAKSINAT E PRANUARA NGA INSTITUCIONET KOMPETENTE;
  • VËRTETIM NGA STOMATOLOGU;
  • VËRTETIM NGA OFTALMOLOGU  (MJEKU I SYVE);
  • LETËRNJOFTIM I PRINDIT/ KUJDESTARIT (PËR IDENTIFIKIM)

Për fëmijët me nevoja të veçanta nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së (Kodi Ndërkombëtar i Funksionimit).

Gjatë regjistrimit duhet të jetë  i pranishëm edhe fëmija, regjistrimi i nxënësve të shkollave periferike ( Rakovec dhe Sellce e Keq) do të bëhet në shkollën qendrore në Bogovinë.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

25.04.2024

Me respekt,

Drejtori: Enes Misimi 

SHFK “Abdyl Frashëri” Bogovinë